logo
Si t’i dalloni shenjat e plakjes, çfarë po ju lajmëron trupi?

Si t’i dalloni shenjat e plakjes, çfarë po ju lajmëron trupi?

25 Shkurt, 2024
23:02

Moshën njeriu nuk ka përse ta ketë ‘të shkruar’ në ballë. Kalimi i viteve nuk lë shenja vetëm në fytyrën e njeriut, por edhe në zona të tjera të trupit, të cilat do t’i gjeni këtu.

Duart janë ndër të parat që preken nga shenjat e moshës dhe kjo vërehet më shumë tek gratë. Ndryshimet hormonale shkaktojnë humbje të elasticitetit të lëkurës dhe dobësimi i saj shkakton daljen në pah të damarëve. Duart janë më të predispozuara të preken nga njollat e diellit, sepse pothuajse kurrë nuk lyhen me krem mbrojtës.

E qeshura është e dobishme për shëndetin, por shkakton shumë rrudha. Lëkura përreth syve hollohet më shumë dhe e qeshura, ekspozimi në diell apo vërejtja në fytyrë rrit predispozitat e rrudhave.

As buzët nuk arrijnë t’u shpëtojnë dot njollave dhe shenjave të moshës. Pas syve dhe ballit, rrudhat shfaqen në zonën e buzëve. Në shfaqjen e tyre luan rol ekspozimi në diell, por edhe mbledhja e buzëve nga përdorimi i pipave dhe shisheve kur pini ujë apo lëngje.

Shprehitë e fytyrës lënë gjurmë edhe tek balli. Ky i fundit është ndër zonat e para të fytyrës që preket nga rrudhat. Ekspertët rekomandojnë kolagjen dhe solucione për heqjen e qelizave të vdekura për zbardhjen dhe zbutjen e lëkurës. Zona e qafës duhet mbrojtur me krem kundër diellit.

Në mungesë të mbrojtjes, qafa humbet elasticitetin, lëkura poshtë mjekrës varet dhe me kalimin e moshës formohen rrudhat.

Burimi: teve1.info

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Berisha: 62% e të burgosurve në paraburgim, arrestohen sa për statistikë
lexo artikullin