logo
Si rrallëherë Meri Shehu vendos të flasë për vajzën e saj!

Si rrallëherë Meri Shehu vendos të flasë për vajzën e saj!

14 Shkurt, 2024
16:59

Mund të themi me plot gojë që Meri Shehu ka qenë një ndër personazhet më të këndshëm në shtëpinë e BBV. Pavarësisht se aventura e saj përfundoi më 10 shkurt, thuajse një muaj pas hyrjes së saj, Meri Shehu ka fituar zemrat e publikut, falë humorit të saj.

Rrugëtimi saj i pati të gjitha ngjyrat, nisur nga shakatë e saj, debatet deri tek momentet që u bënë shpejt virale në rrjetet sociale. Gjatë qëndrimit, Meri ka rrëfyer gjithashtu për herë të parë që ka një vajzë.

Ditën e djeshme, astrologia ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka rrëfyer eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka folur gjithashtu edhe për vajzën e saj, të cilën është munduar ta mbajë sa më larg syrit të publikut.

Ajo ka shtuar gjithashtu se gjatë gjithë kësaj kohe ka preferuar që të mos ekspozojë të bijën pasi ka respektuar dëshirën e saj.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

EMRAT/ Agravon sherri në Durrës, vdes rrugës për në spital 40-vjeçari
lexo artikullin