Shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve/Një reagim edhe nga kryeministri Rama!
Shtyhet për në një kohë tjetër mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e planifikuar të mbahej sot në orën 13:30 minuta. Aty pritej të diskutohej lidhur me objektin e komisioneve hetimore të dakordësuara mbledhjen e djeshme. Sipas burimeve, më pas nuk është arritur dakordësia për objektin e këtyre komisioneve dhe ndaj mbledhja e sotme u shty.
Një ditë më parë, në mbledhje u arrit marrëveshja lidhur me ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita për Sterilizimin dhe sistemin TIMS. Por, a ka një dështim? Gazment Bardhi nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve.
Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me situatën politike dhe negociatat me Rithemelimin për kthimin e normalitet në Kuvend.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip