logo
“Shteti në Shqipëri i kapur”/ Nesho: Samiti për Ukrainën i shërbeu oligarkëve

“Shteti në Shqipëri i kapur”/ Nesho: Samiti për Ukrainën i shërbeu oligarkëve

1 Mars, 2024
17:34

Ish-ambasadori Agim Nesho, shprehet se samitet e mbajtura më 28-29 shkurt në Tiranë, sidomos ai për Ukrainën, i kanë shërbyer oligarkëve në rajon për të vendosur posturën si elementë që sjellin paqen në Ballkan.

Në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, ai u shpreh se sa i përket Shqipërisë, shteti është i kapur dhe politika po e çon vendin drejt një regjimi putinesk.

“Pozitive ishte që edhe Shqipëria merret me një çështje të rëndësishme siç është ajo e Ukrainës, që ndan sistemet autokratike me ato perëndimore.
Samitet, sidomos ai i Ukrainës shihen nga shtypi perëndimor si evenimente.

Shteti në Shqipëri i kapur dhe politika po e çon vendin drejt një regjimi putinesk. E njëjta po ndodh edhe në rajon dhe Serbi. Serbia ka nisur procedurën e zbimit të kundërshtarëve të Putinit.

Ka një hipokrizi që u shpreh në një samit ku Shqipëria dhe Rama kanë qenë indiferent ndaj porosive të Zelenkskyt, si në rastin e hapjes së kufijve për turistët rusë.

Duhet përshëndetur një samit i tillë, por i shërbeu interesave të oligarkëve në Ballakn për të vendosur staturën e tyre si elementë që sjellin paqen në Ballkan”, tha ai.

 

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Sara përballet me “ish-in”, Silvin, në sy të Bardhit pasi lexon lajmin— ja si reagoi reperi
lexo artikullin