Shqipëria e përfshirë në një operacion ndërkombëtar kundër evazionit fiskal!
Operacioni policor ndërkombëtar i kodurar “Cluster Midas”, me hetime të shtrira edhe në Shqipëri vuri në lëvizje SPAK-un. Në fokus të këtyre hetimeve, vepra penale “Evazioni Fiskal”, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Në 17 shtete përfshirë vendin tonë, u kryen më shumë se 180 kontrolle, si dhe u arrestuan 14 shtetas. Duke krijuar fatura fiktive me qëllim rimbursimin e TVSH-së dhe shmangien e detyrimeve fiskale llogaritet një dëm prej 195 milion eurosh, i shpërndarë në Shqipëri, Austri, Kroaci, Qipro, Çeki, Estoni, Gjermani, Hungari, Itali, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Suedi dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga kontrolli i pesë mjediseve në vendin tonë u sekuestruan pajisje elektronike, u morën në pyetje disa shtetas, si dhe u siguruan provat materiale për aktivitetet e kryera në Shqipëri nga subjektet nën hetim.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip