logo
Shpresat e Shqipërisë kërkojnë fitore ndaj Finlandës e Zvicrës

Shpresat e Shqipërisë kërkojnë fitore ndaj Finlandës e Zvicrës

12 Mars, 2024
13:56

Kombëtarja U21 e Shqipërisë këtë muaj do t’i ketë dy ndeshje të rëndësishme për kualifikim në “Euro 2025”.

Selektori Alban Bushi të martën e publikoi listën prej 23 futbollistëve të ftuar për ndeshjet me Finlandën dhe Zvicrën.

Të dyja këto ndeshje, Shqipëria i luan në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe synon t’i marrë pikët maksimale për të bërë një hap drejt kualifikimit në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Shqipëria përballet me Finlandën më 22 mars, ndërsa pesë ditë më vonë do të luaj edhe kundër Zvicrës, ndeshje që startojnë në orën 17:00 dhe i takojnë Grupit E kualifikues.

Pas pesë ndeshjeve të luajtura në kuadër të këtyre kualifikimeve, Shqipëria U21 është e treta në grup me 9 pikë të mbledhura, dy më pak se Zvicra që është e para në tabelë dhe ende nuk di për humbje.

Burimi: teve1.info

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Çështja Partizani”/ Argita Malltezi: Nisi nga diktati politik. Sali Berisha dhe Arbi Malltezi janë në burg pa asnjë provë!
lexo artikullin