logo
Shpërthimi në Lushnje, vinçi po transportonte bombola oksigjeni

Shpërthimi në Lushnje, vinçi po transportonte bombola oksigjeni

1 Mars, 2024
19:48

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur në Lushnje këtë pasdite, ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën dy persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Zyrtarisht, policia njoftoi se “në një kapanon në ndërtim, dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”.

Ndërkaq, sipas burimeve policore, vinçi dyshohet se ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen që përdoren për saldim.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Arian Çani: Rama e ka ngritur lart stekën, i vetmi kryeministër që e ka bërë në 30 vite këtë gjë
lexo artikullin