logo
Shpërthimi në Lushnje, rritet bilanci i viktimave

Shpërthimi në Lushnje, rritet bilanci i viktimave

1 Mars, 2024
19:38

Shkon në dy bilanci i viktimave nga shpërthimi i ndodhur këtë pasdite në Lushnje.

Viktima është 24 vjeçari Elidon Hoxha, djali i viktimës së parë të ngjarjes, Landi Verçani (Hoxha),

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 te “rreth-rrotullimi i Plasmasit”, në zonën industriale të qytetit. Zyrtarisht, policia lokale bëri me dije se “në një kapanon në ndërtim, dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”.

Në një prononcim për mediat nga spitali i Lushnjes pas ngjarjes, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha për gazetarët se Landi Verçani, i cili mbeti i vdekur, ishte vinçieri që po drejtonte mjetin kur ndodhi shpërthimi. Ai shtoi se djali i tij (viktima e dytë) ishte gjithashtu brenda mjetit.

Lexo edhe:

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Familja niset me autobus për një udhëtim, por çfarë bënë Antoni?
lexo artikullin