logo
Shpërthimi në Lushnje/ Policia hetim për tre vepra penale, çfarë rrezikon deputeti Çela

Shpërthimi në Lushnje/ Policia hetim për tre vepra penale, çfarë rrezikon deputeti Çela

4 Mars, 2024
17:11

Vijojnë hetimet për shpërthimin tragjik në një magazinë në Lushnje ku humbën jetën dy persona, babë e bir dhe la të plagosur 7 të tjerë. Raportohet se deri më tani Policia ka regjistruar procedim për 3 vepra penale: shkelje e rregullave te mbrojtjes në punë, shkelje të lejes pasi subjekti, si dhe shkatërrim prone nga pakujdesia. Ende nuk ka akuza të ngritura zyrtarisht pasi hetimet janë vijim. Por nëse do të ketë zyrtarisht akuza për deputetin Bujar Çela, i cili mendohet se është bashkëpronar, atëherë dosja do t’i kalojë SPAK-ut, si organ kompent për hetimin e deputetëve.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasditen e 1 marsit, ku të vdekur mbetën babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha. Pas shpërthimit babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

Nga shpërthimi pati edhe të plagosur, ku tre prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në spital, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela. Sokol Lumi dhe Bujar Çela, ndodhen nën kujdesin e mjekeve në spitalin e Traumës, ndërsa në Lushnje ndodhet i plagosuri tjetër. Ndërkohë kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa tha për mediat se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

BE gjobit Apple me 1.8 miliardë euro për shkak të këtij aplikacioni
lexo artikullin