logo
Shpërthimi në Lushnje, kreu i IMT: S’kisha dijeni për ndërtimin, s’punon sistemi

Shpërthimi në Lushnje, kreu i IMT: S’kisha dijeni për ndërtimin, s’punon sistemi

4 Mars, 2024
19:58

Zbardhen detaje nga dosja hetimore për shpërthimin e ndodhur në magazinën e deputetit Bujar Çela në Lushnjë, ku ai vetë mbeti i plagosur bashkë me gjashtë të tjerë dhe dy persona humbën jetën.

Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola ka dëshmuar se nuk kanë qenë dijeni nëse deputeti i PS Bujar Çela po ndërtonte apo kishte marrë leje ndërtimi sa i takon kapanonit ku ndodhi shpërthimi.

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur informacione nga urbanistika apo njësia administrative se aty po kryheshin punime. Ai  ka shpjeguar se sistemi online i bashkisë nuk ka funksionuar dhe gjatë kësaj kohe nuk është bërë asnjë inspektim për objektin në fjalë që po ndërtohej.

“Është pyetur shtetasi shtetasi Robert Kola me detyrë kryeinspektor IMTV Lushnje shpjegon se nuk ka pasur dijeni që po ndërtohet nga ana e këtij shtetasi Bujar Çela apo ishte pajisje me leje ndërtimi deri në momentin që ka ndodhur ngjarja pasi ai nuk ka pasur asnjë informacion nga urbanistika, policia apo njësia administrative se aty po kryeshin punime. Nga kontrollet në teren që ata kanë kryher bazuar në planin mujor të planit të punës për rastin në fjalë nuk ka pasur dijeni që po kryehshin punime. Po kështu ai shpjegon se sistemi online i bashkisë nuk ka funksionuar dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë bërë asnjë inspektim të objektit në fjalë për këtë ndërtim. Gjithashtu ai shpjegon nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje apo ndikim nga shtetasi Bujar Cela”-thuhet në dosjen hetimore që policia i ka përcjellë prokurorisë së Fierit.

Pretendimi i i tij se sistemi nuk punon është përforcuar nga deklarata e bërë nga Juristi i IMT-së.

“Është pyetur shtetasi  shtetasi Jetnor Xhunga jurist pranë IMTV Lushnje shpjegon se sistemi që nxjerr lejet e ndërtimit të bashkisë ka kohë që nuk funksionon dhe nuk ka pasur dijeni për ndërtimin e shubjektit të Bujar Celës po kështu ai nuk ka njoftuar asnjë institucion tjetër në lidhje me këtë ndërtim pasi nuk ka pasur dijeni“-thuhet në dosje.

Policia vlerëson se nga hetimi i ngjarjes janë konsumuar vepra penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, shkatërrim i pronës nga pakujdesia dhe ndërtimit të paligjshëm. Megjithatë, dosja është referuar në prokurori pa persona specifikë të akuzuar.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

I burgosuri në Drenovë tenton të djegë qelinë, dyshimet
lexo artikullin