logo
Shpërthimi në Lushnjë/ Avokati: 5-35 vite burg për administratorin e fabrikës

Shpërthimi në Lushnjë/ Avokati: 5-35 vite burg për administratorin e fabrikës

4 Mars, 2024
8:26

Avokati Gylsen Zhllima është shprehur se administratori ose drejtuesi teknik i fabrikës ku ndodhi shpërthimi me 2 viktima dhe disa të plagosur në Lushnjë, mund të dënohet nga 5-35 vite burg.

Komentet avokati i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se ata do të akuzohen për shkelje të rregullave në punë, me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave.

Sipas Zhllimës, megjithëse maksimumi i dënimit është 35 vite burg, zakonisht këto raste nuk kanë shkuar në dënime më shumë se 7 vite.

“Shkelja e rregullave në punë që nënkupton që kur ka shkaktimin e vdekjes së një personi dhe dëmtime për persona të tjerë të plagosur. Për shkak se këtu kemi persona që kanë humbur jetën dhe persona të plagosur po nga e njëjta vepër penale, do të thotë që dënimi është jo më pak se 5 vite, por në maksimum shkon në 35 vite. Kjo është për administratorin dhe personin përgjegjës. Në rast ke ka drejtues teknik, atëherë është për drejtuesin teknik. Ata mbajnë përgjegjësi penale. Pas 2017 dënojmë edhe subjektin juridik. Pra 3 persona. Duhet të kemi parasysh që këto raste zakonisht shkojnë nga 7 vite e poshtë. Te ky rast duhet të shihet edhe roli që kishte deputeti aty”, tha Zhllima.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Kursi i këmbimit për ditën e sotme/ Luhaten monedhat e huaja, ja me sa shitet dhe blihet euro dhe dollari
lexo artikullin