logo
Shpërthimi në Ballsh, policia jep detaje, procedohen dy persona

Shpërthimi në Ballsh, policia jep detaje, procedohen dy persona

1 Mars, 2024
19:46

Policia jep detajet rreth shpërthiit të ndodhur në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh.

Sipas saj, shkak është bërë një pakujdesi në punë, ndërsa bën të ditur se ka nisur procedimi për dy shtetas një nga Korça dhe një nga Mallakastra.

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, tek ish Uzina e përpunimit të naftës, gjatë punës për çmontimin e një depozite, si pasojë e mbetjeve të naftës në depozitë është shkaktuar zjarr.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

U plagos gjatë shpërthimit, momenti kur deputeti Bujar Çela mbërrin te Trauma
lexo artikullin