logo
Shpërthimi i tritolit në zyrën e noteres, si u identifikua Katana dhe miku i tij, Real Zefi

Shpërthimi i tritolit në zyrën e noteres, si u identifikua Katana dhe miku i tij, Real Zefi

13 Mars, 2024
15:06

Tentativa e parë për të shkatërruar më eksploziv zyrën e noteres Esmeralda Dauti në zonën e ish-bllokut, ka dështuar për shkak se lënda plasëse nuk ka shpërthyer.

Për shkak të dështimit në rastin e parë, një ditë më vonë në 30 Janar Korrada Katana dhe shoku i tij Real Zefi, kanë vendosur një sasi tjetër tritoli në zyrën e noteres, ku këtë herë shpërthimi është realizuar me sukses duke sjellë dëme materiale brenda në zyrë dhe dëmtuar disa makina të parkuara aty afër.

Mësohet se tentativa e parë e ndodhur në 29 janar 2024, ka shërbyer për të identifikuar me prova konkrete Korrado Katanën, i cili në mesnatë ka shkuar me makinën e tij tip “Audi Q7” duke marrë nga dera e zyrës së noteres sasinë e tritolit që nuk shpërtheu.

Nuk dihen ende shkaqet se pse eksplozivi nuk shpërtheu, por një gjë e tillë ka bërë që Katana të kthehet në vendin e krimit, duke përdorur makinën e tij tip Audi A7 me targa AB782CX.

Por një ditë më pas, në mesnatën e 30 janarit rreth orës 04:00 është dëgjuar një shpërthim i fortë, duke sjellë dëme materiale tek zyra e Esmeralda Dautit.

Sipas dosjes hetimore autorët e kësaj ngjarje kanë lëvizur me një motor tip skuter “Aprila”, në ish-bllok. Kanë kaluar midis liqenit artificial, në rrugën e Elbasanit dhe nëpër rrugica deri në rezervuarin e Farkës. I gjithë itinerari lëvizjes autorëve është parë nga kamerat e sigurisë së subjekteve dhe bizneseve të ndryshme.

Nga pamja e fundit, momenti kur fiken dritat e motorit të dyshuar, në breg të rezervuarit të Farkës, në pedanën ose trampolinën pranë digës së liqenit, ka gërvishtje në dërrasa dhe në cepin e fundit ato janë të dëmtuara.

Nisur nga verifikimet e mësipërme u kërkua nga shërbimi RENEAS asistenca e palombarëve për kontrollin dhe verifikimin e të dhënave, pasi dyshimet ishin se autorët kishin hedhur motorin në rezervuar.

Me arritjen e polumbarëve të RENEAS, në afërsi të trampolinës brenda në liqen, është konstatuar një motor marka “APRILIA” modeli Atlantic ngjyra gri e errët me targa BB992 në pronësi të Eno Flamuraj nga Durrësi. Pas verifikimit në sistemin E-GJOBA ky motomjet nuk rezulton i humbur apo vjedhur dhe nuk ishte në kërkim nga Policia.

Pas fundosjes së motorit në ujërat e rezervuarit të Farkës, dy personat Korrado Katana dhe Real Zefi, janë larguar disa metra në këmbë dhe më pas kanë hipur në automjetin “Audi Q7”, duke u larguar.

Katana dhe Zefi, janë arrestuar në Vorë dhe Tiranë, duke mos mundur të bëjnë asnjë rezistencë. Katana ishte i lidhur me një grup në Kosovë, që në muajin shkurt 2024 sollën 203 kallëpe tritoli nga Prishtina në drejtim të Fushë-Krujës./OraNews

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Ti se di ç’më ka ndodhur mua me babin”/ Heidi debaton me Meritonin
lexo artikullin