logo
Shpërthim i fortë në Lushnje, 1 viktimë dhe disa të plagosur – VIDEO

Shpërthim i fortë në Lushnje, 1 viktimë dhe disa të plagosur – VIDEO

1 Mars, 2024
17:11

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pasditen e kësaj të premte në qytetin e Lushnjes.

Burimet paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur si rrethrrotullimi i plasmasit, ku gjatë punës në fabrikë, nje vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Si pasojë e shpërthimit raportohet se ka humbur jetën një person dhe janë plagosur disa të tjerë.

Sakaq forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.

 

 

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Shpërthimi në Lushnje, plagoset deputeti i Partisë Socialiste
lexo artikullin