logo
Shpërthen në flakë “Range Rover-i” në aksin Fier-Seman/ PAMJET

Shpërthen në flakë “Range Rover-i” në aksin Fier-Seman/ PAMJET

2 Mars, 2024
20:26

Një automjet tip “Range Rover” ka shpërthyer në flakë në aksin rrugor Fier-Seman.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit ka qenë i vetëm në makinë apo i shoqëruar nga persona të tjerë.

 

 

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Shpërthen në flakë “Range Rover-i” në aksin Fier-Seman/ PAMJET

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Itali – Furgoni përplas për vdekje të riun shqiptar, shoferi: Nuk e pashë çfarë godita
lexo artikullin