Shpërndanin drogë brenda burgut të Trikallas, zbulohet grupi i shqiptarit të dënuar për vrasje!
41 vjecari nga Berati, Olti Dulçe, i dënuar me 65 vjet burg në Greqi për disa ngjarje përfshirë vrasje, është sërish në telashe me drejtësinë greke.
Një operacion i policisë greke i zhvilluar gjatë të dyja ditëve të fundjavës, zbuloi një grup që fuste dhe tregtonte drogë brenda burgut të Trikallas dhe çoi në pranga 7 persona, mes tyre dy të dënuar.
Dy persona nga jashtë burgut i’a dorëzonin çantat tre personave të tjerë, të cilët arrinin t’i fusnin ato brenda burgut të Trikallas, duke i’a dorëzuar një të burgosuri gjatë takimeve me të. Ky i fundit më pas i’a dorëzonte Dulçes, i cili e shiste drogën brenda ambienteve të burgut.
Sipas policisë, llogaritet që grupi të ketë fituar rreth 50 mijë euro nga tregtia e drogës.
Gjatë kontrolleve në qelitë e dy të burgosurve, janë gjetur dhe sekuestruar 8 pako me 33.6 gram heroinë, 1 pako me 1.6 gram kokainë, 5 çanta, 5 thika, 5 kapakë stilolapsi që shërbenin për peshimin e drogës, 1 celular dhe 1 fishë karikues.
Ndërsa gjatë kontrolleve tek pesë të arrestuarit e tjerë në Athinë, u sekuestrua 1 pako me 34.6 gram cannabis, 2 cigare duhan e përzier me cannabis, 1370 euro, 2 peshore dhe 5 celularë.
Policia greke ka arritur të vërë në pranga të 7 anëtarët e grupit kriminal.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip