Shkup: shkarkim-emërime shqiptarësh nga Talat Xhaferi
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 62 vota “pro” dhe asnjë “kundër” shkarkoi ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliju, por pa praninë e përfaqësuesve të opozitës VMRO-DPMNE.
Dy ministra u shkarkuan me vendim të kryeministrit teknik Talat Xhaferi, i cili duke sqaruar qëndrimin e tij tha se sipas ligjit nuk mund të ketë dy përfaqësues të opozitës në qeveri dhe se kjo është arsyeja kryesore pse është propozuar shkarkimi i të dyve.
Për ministër të ri të Shëndetësisë u propozua Ilir Demiri, ish-drejtor i Klinikës në Tetovë, ndërsa Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës u emërua Naim Bajrami.
Para votimit, Azir Aliu akuzoi ministrin për Sistemin Politik, Artan Grubi, se ka marrë vendime për shkarkimin e njerëzve të Aleancës së Shqiptarëve për shkak se nuk kanë përkrahur anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
“Deri dje spekulohej se BDI i kontrollon partitë shqiptare, por sot shihet se BDI i kontrollon dhe vendos hapur se kush do të jetë ministër. Por është grusht shteti”, tha Aliu.
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip