logo
“Shkodra, lokomotiva që do të tërheq gjithë veriun me vete”, Rama: Investojmë që të sjellim turistët në mal, do të ketë fitime më shumë se nga plazhi

“Shkodra, lokomotiva që do të tërheq gjithë veriun me vete”, Rama: Investojmë që të sjellim turistët në mal, do të ketë fitime më shumë se nga plazhi

12 Mars, 2024
13:53

Gjatë një takimi me strukturat socialiste në Shkodër, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar këtë qytet si lokomotivën që do të tërheq gjithë veriun me vete. Ai ka deklaruar se do të investojnë që të sjellin turistët në veri, pasi mali do të ketë më shumë fitime se plazhi.

Rama ka theksuar se ndërtimi i rrugëve në të gjithë Shqipërinë po vazhdon, por nuk i shmangin dot vonesat si në çdo vend të botës.

“Shkodra mund të bëhet dhe me ndihmën e zotit mund të bëhet modeli i një transformimi pozitiv dhe lokomotiva që do të tërheq gjithë veriun me vete. Lërë çfarë thonë disa që e keni lënë veriun pas dore. Ne kemi bërë investime në veri dhe po bëjmë investime që synojnë të zbulojnë malet. Sepse unë besoj fortë që ne na është krijuar një steriotip në kokë, plazhi, por ajrin më të pastër të industrisë së turizimin Shqipëria e ka në mal. Do të sjellim turistët që do të vijnë për ski, për masazhet e trupit etj dhe industria e turizmit në Shqipëri do të ketë fitime më shumë se ç’vijnë nga plazhi. Por kjo kërkon kohën e vetë.

Këtu hap për përdorim rrugën dhe fillojnë nazet dhe kritikat. Ndërsa përsa i përket vonesave, ata që jetojnë jashtë shtetit të pyesin në Gjermani, Angli, Francë se sa vite duhet përfundmi i një rruge. Nuk janë gjëra të lehta, por që duhen bërë mirë. Apo ndodh dhe rrëshqitje dherash për rrugët që nuk janë përfunduar siç është rasti i Ersekës që është ende në ndërtim. Rruga kur të përfundojë dhe të merret në dorëzim dhe të jetë rruga e shtetit, atëherë do të jetë në rregull. Por këto gjëra nuk i shmangim dot”, tha ndër të tjera kryeministri.

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Merr flakë bombula e gazit në një banesë në Vlorë
lexo artikullin