Shkelje e barazisë në tendera/ Prefektja e Fierit nuk paraqitet në seancë për masën e sigurisë
Prefektja e Qarkut Fier, Rajmonda Balili, nuk është paraqitur në seancë për verifikimin e masës së sigurisë për veprën penale shkelje të barazisë në tendera në dy raste dhe falsifikim dokumentesh.
Balili, e cila ka qenë kryetare e bashkisë Fier, po hetohet me masën e sigurisë pezullim nga detyra.
Burime mediatike bëjnë me dije se Bilali ndodhet jashtë shtetit, konkretisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip