logo
Shi dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Shi dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për javën e ardhshme

3 Mars, 2024
16:37

Javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm.

Ditën e Hënë, të Martë dhe të Enjte reshjet e shiut do të bëhen prezente kryesisht gjatë orëve të mesditës në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe, në verilindje në lartësinë mbi 1400m dhe në juglindje mbi lartësitë 900m me intensitet të ulët deri mesatar.

Ditën e Mërkurë dhe të Premte reshjet parashikohen të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa hera-herës shtrëngata të karakterit lokal.

Megjithatë gjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme kthjellimesh dhe orëve me diell.

Era ditën e Hënë shfaqet intensive dhe problematike me drejtim nga kuadrati I jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet e lugina 11-17m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5 ballë

Ditët e tjera era ndryshon drejtimin dhe ul intensitetin duke u bërë për pjesën më të madhe të kohës  me drejtim juglindje-veriperëndim 1-6m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë.

Vlen të theksohet prezenca e mjegullës/mjegullinës në zonat luginore e pjesërisht zonat e ulëta në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Shi dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Kishte “vdekur” me vendim gjykate në 2003, kapet dhe ekstradohet nga SHBA shqiptari me 3 emra
lexo artikullin