Sherr për tokën në Tiranë, dy vëllezër rrahin komshiun
Një sherr për motive pronësie raportohet të ketë ndodhur në Pezë të Tiranës. Dy vëllezër kanë kërcënuar dhe dhunuar fqinjin e tyre.
Si rezultat policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Xhafer Nika, 38 vjeç, dhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai i tij I. N., 33 vjeç.
Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, fqinjin e tyre, shtetasin J. C.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se dy vëllezër kishin dhunuar fqinjin e tyre, për motive pronësie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit. Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. N., 38 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. N., 33 vjeç, të dy banues në Pezë Helmës”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq gjatë kontrollit në banesën e Xhafer Nikës, Policia bën me dije se janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik dhe sasi municion luftarak.
“Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, fqinjin e tyre, shtetasin J. C. Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik dhe sasi municion luftarak”,- thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip