Shenjat e horoskopit që pranojnë të metat tek partneri/ja
DASHI
Që nga momenti që Dashi bie në dashuri me ju dijeni se do t’ju pranojë pikërisht ashtu siç jeni. Ai nuk bën asnjë përpjekje për të ndryshuar partnerin e tij dhe në një mënyrë ose tjetër do të anashkalojë shumë nga zakonet e tij të këqija. Dashuria, e shihni, e kthen Dashin kokëfortë në një “qengj” të butë.
UJORI
Ujori është një person i qetë dhe si të thuash pak në botën e tij. Ai i injoron detajet e vogla dhe të pavlera. Këtë gjë bën edhe tek partneri i tij. Sheh të gjitha karakteristikat e mira dhe virtytet dhe nuk përpiqet ta ndryshojë atë, por e pranon ashtu siç është.
PESHQIT
Shenja e tretë në listë janë Peshqit. Ata janë persona që nëse ke ndonjë të metë, as nuk e shohin nëse janë të dashuruar me ty. Kur janë të lumtur në lidhjen e tyre, Peshqit anashkalojnë gjithçka dhe as që nuk shqetësohen.
Burimi: iconstyle.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip