logo
SHBA dhe Koreja e Jugut nisin “lojërat e luftës”!

SHBA dhe Koreja e Jugut nisin “lojërat e luftës”!

4 Mars, 2024
16:52

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën të hënën stërvitjet e mëdha ushtarake për të rritur gatishmërinë e tyre ndaj kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Stërvitjet vjetore ushtarake po mbahen pasi Veriu rriti armiqësitë me zgjatjen e testimeve raketore dhe me ashpërsimin e retorikës më herët gjatë këtij viti. Forcat jugkoreane dhe amerikane do të zhvillojnë ushtrime të ndryshme në kuadër të stërvitjes “Mburoja e Lirisë” që do të zgjasë 11 ditë, tha Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Ushtria jugkoreane tha javën e kaluar se do të kryente 48 stërvitje fushore me forcat amerikane gjatë kësaj pranvere. Kjo shifër paraqet dyfishim të stërvitjeve që dy shtetet kryen vitin e kaluar dhe në stërvitje do të përfshihen bombardime, sulme nga ajri dhe pengim të raketave.

Që nga viti 2022, Koreja e Veriut ka kryer mbi 100 testime të raketave me qëllim që të modernizojë arsenalin e saj, përderisa bisedimet me SHBA-në dhe Korenë e Jugut kanë ngecur që një kohë të gjatë. Në përgjigje, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë zgjeruar stërvitjet e tyre dhe është rritur numri i dislokimit të aseteve ushtarake amerikane, sikurse i aeroplanmbajtësve dhe bombarduesve bërthamorë me rreze të gjatë veprimi.

Po ashtu, Kim është zotuar se do të “asgjësojë” Korenë e Jugut dhe SHBA-në nëse provokohet, një kërcënim që ai e ka bërë edhe më parë.

Hapat e ndërmarrë nga Veriu kanë rritur shqetësimet se ky shtet mund të bëjë provokime në kufijtë detarë dhe tokësorë me Jugun. Por, ekspertët kanë thënë se mundësia që Koreja e Veriut të kryejë ndonjë sulm të plotë është e vogël, pasi Pheniani i di se ushtria e tij është më e vogël sesa forcat amerikane dhe jugkoreane.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama: Me rëndësi për të gjithë Ballkanin
lexo artikullin