logo
Serbët përball faktit të kryer/ Shpaloset strategjia e re

Serbët përball faktit të kryer/ Shpaloset strategjia e re

13 Mars, 2024
11:37

Brukseli, si negociator kryesor në dialogun Kosovë-Serbi, është i vetëdijshëm për vështirësitë, por edhe për strategjinë e Prishtinës zyrtare për t’i vendosur serbët në Kosovë para faktit të kryer” – vlerësoi profesori dhe sociologu Vladimir Vuletiç.

“Negociatat janë bërë të vështira pas lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Kjo është diçka për të cilën edhe Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm, se mund të shkaktojë lloje të ndryshme problemesh. Dhe sigurisht, të gjithë janë të vetëdijshëm se lëvizje të tilla nuk e zgjidhin problemin, por vetëm mbulojnë prushin dhe zjarrin që digjet nën hi” – theksoi Vuletiç.

Duke komentuar ngecjet në negociata, si dhe pohimin e të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, se “shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje”, ai tha se një prej lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës, është heqja e dinarit.

Siç theksoi ai, nga pikëpamja e Prishtinës, kjo duket mjaft logjike pasi sipas Kurtit Kosova de facto është e pavarur, dhe se është çështje teknike se si do ta zbatojnë dhe përdorin monedhën e përbashkët.

“Për Brukselin është e qartë se kjo çështje është politike, sepse në anën tjetër kanë Beogradin, që e sheh gjithçka ndryshe, prandaj, piksëpari duhen zgjidhur çështjet politike për të arritur pastaj në një marrëveshje. Por për Prishtinën është vetëm çështje e nivelit teknik” – deklaroi Vuletiç

I pyetur se si mund të vazhdojë negociatat Beogradi zyrtar pas një sërë lëvizjesh të njëanshme të Prishtinës, Vuletiç tha se është një “pozicion shumë i vështirë”.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Hungaria në krah të Serbisë/ Ja çfarë i mungon Kosovës
lexo artikullin