logo
Sekuestrohen rreth 40 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një në pranga

Sekuestrohen rreth 40 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një në pranga

2 Mars, 2024
13:27

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Kozanit është ndaluar një automjet tip “Mercedes-Benz” brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 39 pako me 39 kg 560 gram marijuanë.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas grek 47 vjeç. Atij i janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro. Hetimi po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit dhe nga prokuroria e këtij qyteti.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 440 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Lexon lajmet, Sara habitet nga komentet se Silvi është ishi i saj, i kthehet banorit të ri: Ou ça thua ti ore (VIDEO)
lexo artikullin