logo
Seanca ndaj Belerit, para GJKKO-së aktivisti tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit!

Seanca ndaj Belerit, para GJKKO-së aktivisti tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit!

13 Shkurt, 2024
15:11

Në GJKKO, sot pritet të jepet pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar dhe arrestuar për korrupsion në zgjedhje.

Pak para seancës, një aktivist tentoi të digjte flamurin me simbole të Greqisë, por u ndalua dhe u shoqërua nga policia.

Pasi kreu i PBDNJ dhe simpatizantë të tjerë hynë brenda gjykatës për të ndjekur procesin ndaj Fredi Belerit, aktivisti që është dhe piktor i veprave murale, tentoi të digjte një flamur me simbole greke.

Ka qenë ndërhyrja e forcave të policisë të cilët ishin të lokalizuar përpara SPAK-ut që ndaloi këtë incident dhe shoqëruan të riun.

Seanca ndaj Belerit, para GJKKO-së aktivisti tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit! Seanca ndaj Belerit, para GJKKO-së aktivisti tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit! Seanca ndaj Belerit, para GJKKO-së aktivisti tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit! Seanca ndaj Belerit, para GJKKO-së aktivisti tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit! Seanca ndaj Belerit, para GJKKO-së aktivisti tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit!

Ndërkaq, prokurorët Adnand Xholi dhe Dorina Bejko do të lexojnë vendimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Fati i Belerit është në dorë të dy prokurorëve të posaçëm. Gjykata pritet të dëgjojë prokurorinë dhe të tërhiqet nëse do e shpallë këtë të martë vendimin për Belerin.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Fredi Beleri u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Vetëvrasja e 27-vjeçares, tezja: Kanë filmuar hedhjen e mbesës nga banesa, nuk…
lexo artikullin