Sara Gjordeni ka qenë në lidhje me dy reperët e njohur shqiptar? Habit ish-banorja e “Big Brother VIP”: Po e lë me Noizyn dhe…
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Mikela Pupa ka ngritur dyshime se Sara Gjordeni mund të ketë pasur lidhje me reperin Noizyn dhe Capital T.
E ftuar në rubrikën “Mos i Bjer me Top” në “E Diell”, gjatë një loje me foto të personazheve ‘VIP’, Mikela vendosi foton e Sarës në të njëjtin vend me atë të dy këngëtarëve të famshëm.
Ajo u shpreh se loja e Sarës në BBV nuk i ka pëlqyer, ashtu si edhe ajo e Meritonit, foton e të cilit e grisi.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Zhvendosemi në rubrikën e fotove, kë do të grisë Mikela Pupa dhe kujt do ti vërë flakën. E para është Sara Gjordeni. Çfarë do t’i bësh ti fotos së Sara Gjordenit që është aktualisht në “Big Brother VIP3”?
Mikela: Nuk do t’i bëjë asgjë, nuk kam asnjë lloj mendimi për Sarën.
Ronaldo: Po për ish-at e Sarës?
Mikela: Po i di Sara punët e saj vetë se çfarë bën, nuk është se më pëlqen loja e saj në Big, por që…
Mikela: Zakonisht e kaloj shoh Rozën…
Ronaldo: Sheh Gazin ti, sheh Gazin. Noizy, reperi ynë nga Lushnja…
Mikela: Dikur kur kam qenë e vogël e dëgjoja goxha por që, edhe Noizyn e lëmë me Sarën se ku i dihet.
Ronaldo: Meriton Mjekiqi?
Mikela: Këtë po e gris.
Ronaldo: Uaaa, pse e grise?
Mikela: Nuk më pëlqen me lojën edhe më këto që ka bërë këto kohët e fundit.
Ronaldo: Capital T?
Mikela: Kapitalin do ta çoj tek Sara.
Ronaldo: Pse kanë pasur gjë bashkë këta?
Mikela: Jo mo…
Ronaldo: Ahh, thash se çfarë s’po na del.
Ronaldo: Roza Lati?
Mikela: I kam thënë qe duhet të dali me fitore.
Burimi: blogin.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip