Sara dhe Silvi sqarojnë marrëdhënien mes tyre në prani të Bardhit!
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Grupi i Sarës ka qenë ai që ka fituar sfidën e kërcimin dhe avantazhi i tyre kishte të bënte me leximin e kryeartikujve më të klikuara. Një ndër titujt që u paraqit në ekranin e madh të shtëpisë së BBV, ishte marrëdhënie e Silvit dhe Sarës, në të cilën Silvi kishte deklaruar që kishte patur një flirt me Sarën dhe madje do dilnin dhe fotot. Lidhur më këtë situatë, teksa kanë qenë në kuzhinë, Sara dhe Silvi kanë sqaruar më në fund njohjen e tyre, ku i pranishëm ka qenë edhe Bardhi.
Ditën e sotme teksa ka qëndruar në oborr me Sarën dhe Bardhin, Egla është përlotur duke kujtuar disa fjalë që Roza i ka thënë mbrëmjen e kaluar. Roza i ka përmendur faktin që Egla nuk e ka fëmijë, fjalë të cilat e kanë prekur shumë dhe teksa i ka kujtuar mëngjesin e sotëm nuk mund të mos përlotej.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip