Samiti, Rama pret Zelensky-n në Kryeministri/ PAMJE
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Kryeministri, ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama. Me veshjen karakteristike, që prej nisjes së luftës, Zelensky u pa para ambienteve të Kryeministrisë teksa shtrënguan duart me Ramën.
Pas takimit, dy zyrtarët do t’i bashkohen samitit në nder të Ukrainës, që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Rama i tregoi Zelenskyt zyrën e tij dhe më pas i dha një dhuratë. Dhurata ishte pikërisht libri i kryeministrit me mbishkrimin sipër ‘Edi Rama’, ku shfaqeshin në kopertinë dhe skicat e njohura të tij.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip