logo
Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë, zbulohet arsyeja pse Albin Kurti nuk do të marrë pjesë

Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë, zbulohet arsyeja pse Albin Kurti nuk do të marrë pjesë

29 Shkurt, 2024
15:05

Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes. Kosova në samit do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë virtualisht.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për median KP.

Ai ka treguar se Kurti nuk do të marrë pjesë fizikisht për shkak të angazhimeve.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë I pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, tha Kryeziu.

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Samiti në Tiranë me liderët e Ballkanit: Çfarë është plani për rritjen ekonomike i miratuar nga Komisioni Evropian dhe ku bazohen 4 shtyllat
lexo artikullin