Salianji kundër marrëveshjes PS-PD: Dëmton perceptimin e opozitës tek demokratët
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur këtë të mërkurë mbi marrëveshjen PS-PD, mbi ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.
Në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes së Grupit, Salianji, u shpreh se nuk i shikon si fitore ngritjen e dy Komisioneve Hetimore. Sipas Salianjit “Kjo marrëveshje na ul besueshmërinë dhe dëmton perceptimin e opozitës tek demokratët dhe shoqëria”.
Salianji: “Sot po rithem që jemi në kushtet kur të drejtat e opozitës janë më të kufizuara. Pas një aksion 5 mujor ka ndryshuar rregullorja e Kuvendit, jemi në kushtet kur jemi përpara një ligji të komisioneve hetimore që kufizon transparencën dhe në fund të ditës, a ka nja dy tre muaj Rama që me ligjin e ri thotë merrni 8 komisione hetimore?
Rama nuk mban marrëveshje, Përderisa themi që rruga radikale është e vetmja rruge, nuk mund të bëhemi si lavjerrës
I gjithë faktori ndërkombëtar ka kërkuar normalizim dhe ne normalizimin nuk mund t’ja japim si bonus që na i jep Rama”.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip