logo
Sali Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’

Sali Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’

29 Shkurt, 2024
15:10

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, vendosur nga SPAK.

Mësohet se seanca për masën e sigurisë së Berishës do të shqyrtohet gjatë ditës së sotme, në orën 15:00.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kanë kundërshtuar akuzat.

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.

Për herë të parë ish-kryeministri u paraqit në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani. Mbrojtja gjithashtu këmbëngul për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me arsyetimin se është në konflikt interesi me ish-kryeministrin

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Emigracioni dhe çmimet e larta/ Bie konsumi, përveç karburanteve, edhe importet e akcizës me rënie të fortë
lexo artikullin