Rita Ora vuan nga ankthi dhe sulmet e panikut, këngëtarja tregon se si vepron në të tilla raste!
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora ka zbuluar se është mësuar të njohë shenjat që tregojnë se do të pësojë një sulm paniku pasi luftoi me ankthin për shumë vite. 33 vjeçarja tregoi betejat e saj për shëndetin mendor në një intervistë me Evgeny Lebedev në podcastin e tij “Brave New World”, si dhe metodat e ndryshme që ajo përdor për të menaxhuar mirëqenien e saj.
Duke vlerësuar metodat e mirëpublikuara të “The Ice Man Wim Hof”, Rita tha se merr pjesë rregullisht në sauna me rreze infra të kuqe 40-minutëshe, e ndjekur nga një zhytje ose dush i ftohtë. Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” shtoi se sulmet e panikut dikur ndiheshin të huaja kur ndodhnin, por ka përdorur akupunkturën dhe metoda të tjera të mjekësisë kineze për të kontrolluar simptomat e saj. Ora u shpreh se:
Rita zbuloi gjithashtu se pasi u ‘fiksua’ pas metodave të Wim Hof-it, të cilat përfshijnë meditim të rregullt dhe banjë me akull, ajo e befasoi bashkëshortin e saj Taika Waititi duke e ftuar atë të vizitojë shtëpinë e tyre.
Rikujtojmë, se ylli i muzikës pop ka surprizuar fansat duke publikuar këngën e saj më të re me titull “Last of Us”, në bashkëpunim me DJ-in amerikan të njohur, Gryffin. Ky projekt i ri prek zemrën e zhanrit ‘Dance-electronic’. Për më tepër, Rita ka vendosur të ndryshojë imazhin e saj tradicional, duke u shfaqur shumë ndryshe në videoklipin e këngës. Ky ndryshim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të këngëtares në rrjetet sociale, të cilët janë shprehur pozitivisht për look-un e saj.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip