Revolucion i ri në horizont për futbollin. Pas VAR-it, kartoni blu për përjashtimet me një afat të caktuar nga fusha do të aplikohet në Angli.Sipas “Telegraph”, IFAB (Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit) ka dhënë dritën jeshile për eksperimentimin e ndëshkimit të ri, i cili do t’i lejojë gjyqtarit të ndeshjes të largojë nga fusha për 10 minuta lojtarët që do të kryejnë faulle taktike ose debate me gjyqtarin për ndonjë vendim të caktuar.
Nëse një lojtar merr një karton blu dy herë në një ndeshje, kjo do të thotë zyrtarisht se ai merr një karton të kuq. Nëse një lojtar merr një karton blu dhe një karton të verdhë në një ndeshje, kjo zyrtarisht do të thotë se ai merr një karton të kuq.