Rezultoi pozitiv në testin anti-doping, reagon bashkëshortja e Paul Pogba!
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, është pezulluar për katër vjet nga futbolli për shkak të dopingut. Pogba kishte rezultuar pozitiv për testosteron pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht 2023, ndeshje në të cilën lojtari mbeti në stol. Nga ajo kohë, francezi u dënua për mosprezencë në fushat e blerta, por tani është marrë dënimi përfundimtar.
Lidhur me këtë vendim, ka reaguar së fundmi gruaja e Pogba-s, Zulay e cila nuk hezitoi të dilte në mbështetje të bashkëshortit të saj futbollist duke postuar një foto në InstaStory:
Ndërkaq, mesfushori i Juventusit planifikon të apelojë vendimin. Juventusi ende nuk ka reaguar për situatën, por sipas raportimeve thuhet se ekipi po përgatitet të përfundojë kontratën. Ky dënim i Pogba-s, do të mund të nënkuptonte edhe përfundimin e karrierës së lojtarit, duke qenë se deri atëherë ai do të jetë 35 vjeç.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip