logo
Reagon Elia Zaharia pasi gjykata e dënoi me burg bashkë me princ Lekën

Reagon Elia Zaharia pasi gjykata e dënoi me burg bashkë me princ Lekën

13 Nëntor, 2024
20:23

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot një dënim prej 1 viti e 6 muajsh burg për Princ Leka Zogun, lidhur me një rast të “Dhunës në familje” që ndodhi muaj më parë në Oborrin Mbretëror. Megjithatë, ky dënim është konvertuar në shërbim prove.

Gjithashtu, dënime në formën e shërbimit të provës janë dhënë edhe për ish-bashkëshorten e Princ Lekës, aktoren Elia Zaharia, e cila u dënua me 6 muaj burg, dhe për ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia, i dënuar me 1 vit burg.

Pas shpalljes së vendimit, Elia Zaharia reagoi për Euronews Albania. Ajo theksoi se nuk ka komente për vendimin dhe se e respekton procesin në heshtje.

“Nuk kam asnjë koment për vendimin, pasi çështja është ende në gjykim dhe e respektoj procesin gjyqësor në heshtje,” u shpreh ajo.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Gjykata dënon Princ Leka Zogun dhe Elia Zaharian, reagon aktorja
lexo artikullin