Rama nga Emiratet: Do ndodhë së shpejti….
Kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh nga Abu Dhabi, pasi ka patur një takim nga Presidentin e Emiratave, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan.
“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkruan i pari i qeverisjes.
Kujtojmë se Rama ka patur një prirje të theksuar për raporte të ngushta më vendet e pasura arabe, sidomos Saudinë dhe Emiratet, duke parë te to mundësitë e fuqishme financiare dhe ekonomike. /tesheshi.com/
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip