logo
Rama në Baku: Furnizimi me gaz nga Rusia së shpejti do të jetë zero përqind

Rama në Baku: Furnizimi me gaz nga Rusia së shpejti do të jetë zero përqind

2 Mars, 2024
13:47

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Baku të Azerbbajxhanit, ku si i ftuar nderi nga Presidenti Ilham Alijev, foli në Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se korridori jugor i gazit e ka bërë Europën më të sigurt ndersa theksoi se së shpejti përqindja e gazit që do të vijë nga Rusia do të jetë zero përqind.

“8 vite më parë në Ministerialin e tretë, presidenti azerbajxhanas, tha; korridori jugor përcakton zhvillimin mes vendeve. Kjo rrugë e re mëndafshi është shndërruar në një urë bashkëpunimi. Një format që shton dëshirën dhe mundësitë që ofron. Ky format, është shndërruar në një urë, ku pjesë e re përbërëse është bërë dhe dimensioni i politikës së gjelbër. Sot jemi dëshmitarë se korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe ka bërë Europën më të sigurt. Përqindja e gazit rus në Europë po bie, së shpejti do të jetë zero përqind. Sa i takon Shqipërisë, jemi të pozicionuar në rrugën e gazsjellësit Adriatik.”, tha Rama.

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Byzyluku që mahniti shkencëtarët në Spanjë
lexo artikullin