Rama në Azerbajxhan: Në Vlorë synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Baku se qeveria synon që të ndërtojë një qendër të gazit natyror në Vlorë.
Ai foli për një epokë të re dhe të bashkëpunimit me Azerbajxhanit.
“Kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë është shndërruar në një urë të bashkëpunimit intensiv me një format që shton dëshirën dhe mundësitë që ofron.
Sot ky format është shndërruar në një urë ku pjesë e re përbërëse është bërë edhe dimensioni i energjisë që gjelbër. Sot jemi dëshmitar se korridori i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurt. Korridori jugor i gazit do të mbetet një nga korridoret më të sigurta. Me axhendën e gjelbër, gazi i Azerbajxhanit janë thelbësor për të ardhmen tonë të përbashkët. Ne jemi të pozicionuar startegjikisht në rrugën e gazsjellësit trans-adriatik.
Ne do orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Ajo që ne po bëjmë është do e diversfikojmë në burime hidrike. Investimet në energjinë e qëndrueshme janë thelbësore.
Po përpiqemi të ecim para për gazfikimin e vendit. Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme me TAP synojmë të ndërtojmë një qendër gazi të lëngshëm natyror në Vlorë”, tha Rama./Opinion.al
Burimi: lajme.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip