Raketa Taurus në Ukrainë, Scholz refuzon ta armatosë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi!
Kancelari Olaf Scholz u tha ligjvënësve gjermanë se refuzon të armatoste Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus, duke thënë se kjo ishte një “vijë në rërë” (Nuk pranohet, vijë e kuqe) për të.
Të mërkurën, 13 mars, ligjvënësit në Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit, e pyetën për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën dhe hezitimin e tij për të dërguar raketat Taurus
Qëndrimi i kancelarit ka nxitur kritika të ashpra nga blloku opozitar konservator CDU/CSU. Të tjerët në koalicionin e tij qeverisës, përkatësisht të Gjelbrit dhe Partia neoliberale Demokratike e Lirë (FDP), janë gjithashtu në favor të dërgimit të armëve.
Scholz u tha ligjvënësve se do të ishte e papërgjegjshme furnizimi me raketa pa pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë. Madje ky do të ishte rasti nëse planifikimi operacional “bëhet në Gjermani”, tha ai
Raketat Taurus të lëshuara nga ajri kanë një rreze prej rreth 500 kilometrash (310 milje) dhe do të lejonin Ukrainën të godiste objektivat shumë prapa vijës së frontit.
Scholz gjithashtu hodhi poshtë një sugjerim se ai nuk i beson Ukrainës. “Ne i besojmë Ukrainës,” tha ai, duke shtuar se Gjermania ka furnizuar Ukrainën me më shumë armë se çdo vend tjetër evropian.
Çfarë janë raketat Taurus dhe çfarë mund të bëjnë ato?
Të pajisura me teknologji tinëzare që i bënë ato më pak të dukshme ndaj detektimit, raketat kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra, që mund të ndihmojnë Ukrainën t’i bëjë presion Rusisë në Detin e Zi dhe tjetërkund.
Raketat, që janë prodhim gjermano-suedez, do të mund të arrinin caqe në thellësi të Rusisë nëse do të lëshoheshin nga toka ukrainase. Raketat janë emëruar në bazë të gjuhës latine dhe në shqip Taurus quhet “Dem”.
Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë këto raketa për të plotësuar raketat me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow, që Kievi mori nga Britania, dhe raketat lundruese Scalp, që Franca i dërgoi Ukrainës, që pothuajse janë identike me raketat britanike.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip