Qendra e masazhit “vatër” prostitucioni në Tiranë, arrestohen dy vajza dhe klienti
Një qendër masazhi që funksiononte për veprimtarinë e prostitucionit është zbuluar pas hetimeve disa mujore nga Policia e Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë.
Autoritetet policore raportojnë se në kuadër të operacionit të koduar “Kamuflimi 2” është arrestuar admnistratorja e qendrës së masazhit dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj. Gjithashtu, janë vënë në pranga dhe dy shtetas të tjerë, ndërsa pesë të tjerë janë proceduar penalisht.
Më konkretisht janë arrestuar:
Ndërsa nën hetim janë vënë:
Gjithashtu, në kërkim është shpallur dhe administratori tjetër i qendrës së masazhit, shtetasit O. Rr., 38 vjeç, ku uniformat blu po punojnë për kapjen e tij.
“Shtetasit O. Rr. dhe E. O., administronin një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip