Pyetja e gazetarit acaron aktorin: Ti do të më nxjerrësh bojën
Aktori i “Portokallisë”, Deivis Myslymi, teksa ishte i ftuar në programin “Mos i bjer me Top”, i është përgjigjur disa pyetjeve pikante të moderatorit Ronaldo Sharkës.
Por, një nga këto pyetje e ka nervozuar, kur gazetari e ka pyetiur nëse mban kanabis si lule dekorative në shtëpi, Deivisi shprehet i nervozuar se tepelenasit nuk mbahen për hashash, por për burrëri dhe mikpritje.
Pyetje: Një tepelenas si Devisi e mban kanabisin si lule dekorative në shtëpi?
Deivis: “Ku e ke dëgjuar ti që tepelenasit e mbajnë kanabis”?
Pyetje: Nuk e thashë unë, ti e the.
Deivis: “Jo diku ti je përmbajtur, thoshe tani publikisht këtu”.
Pyetje: Pse çfarë do më bësh? Po nuk e thashë çfarë do më bësh?
Deivisi: “Tepelenasit nuk mbahen për hashash që të mos keqkuptohen njerëzit. Unë e di që të kam mik ty, kështu do ma nxjerrësh mua bojën. Tepelenasit mbahen për burrëri vëlla, për mikpritjen. Ti bëje një herë provë, hajde një herë në Tepelenë, thuaji kam ngelur jashtë dhe dua të fle një natë këtu, ne qoftë se tepelenasit nuk ta hapin derën, unë publikisht nuk dal më në intervistë. Mos më vendos në sedër mua se kështu më mërzit ti”.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip