logo
Pushimet për Etrit Berishën drejt fundit, gardiani kuqezi ka gati rikthimin në Serie A në Itali

Pushimet për Etrit Berishën drejt fundit, gardiani kuqezi ka gati rikthimin në Serie A në Itali

2 Nëntor, 2024
19:57

Pushimet për Etrit Berishën duken drejt fundit. Gardiani i portës është pa një ekip që prej qershorit të këtij viti, teksa nuk mundi të gjente marrëveshjen me Empolin për rinovimin.

35-vjeçari për shkak se është pa një skuadër, humbi edhe grumbullimet e Kombëtarës për sfidat e Nations League. Tashmë duket se veterani është drejt rikthimit në fushë, teksa prej ditësh vazhdin bisedimet me skuadrën e Serie A.

Bëhet fjalë për Salernitanan, me klubin italian që po shikon për një portier pas dëmtimit të Sepe. Nëse konfirmohet një dëmtim i rëndë atëherë Berisha pritet të zyrtarizohet te Salernitana si zëvendësuesi i tij. Fillimisht pritet të mësoshet në ditët në vazhdim shkalla e dëmtimit të Sepe dhe më pas çfarë do të ndodhë me Berishën dhe nëse do të rikthehej në Serie A apo jo.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Kim Kardashian e bindur: Romanca e Taylor Swift së shpejti do “shpërthejë”!
lexo artikullin