Publikohet kënga e fansave për Romeon dhe Heidin (VIDEO)
Romeo dhe Heidi kanë rrëmbyer zemrat e fansave të Big Brother Vip këtë edicion.
Si asnjë çift tjetër në këtë format, çifti janë pozicionuar në shtëpi duke qëndruar si dy pole të forta, kandidatë për finalen dhe çmimin e madh deri në këtë fazë të lojës.
Mbështetësit e tyre kanë bërë një këngë për çiftin duke krijuar edhe një kolazh fotosh me disa nga momentet e tyre më të bukura në shtëpi.
Kënga është publikuar në faqen e Magical Melodies në Youttube paraditen e sotme.
Kjo është kënga e parë e krijuar nga fansat për konkurrentët e këtij edicioni të BBV. /Vip-Magazine.al/
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip