logo
Publikimi i fotove të Jozit krah një mashkulli, hakmarrje nga të afërmit e Rozana Radit?

Publikimi i fotove të Jozit krah një mashkulli, hakmarrje nga të afërmit e Rozana Radit?

16 Janar, 2025
13:32

Gazetarja Dasara Karaiskaj ka bërë deklarata të forta në lidhje me banorin e “Big Brother VIP Albania 4”, Jozi Marku.

Në një video të publikuar në Instagram, ajo pretendon se Jozi është homoseksual dhe se ka bashkëjetuar me partnerin e tij në Zvicër dhe Milano.

Sipas Karaiskaj, partneri i Jozit ka fotografinë e tij në profilet e rrjeteve sociale, duke e bërë lidhjen e tyre publike.

Madje ajo ka publikuar edhe disa foto të Jozit krah një mashkulli, për të cilin gazetarja zbulon se është partneri i tij.

Publikimi i fotove të Jozit krah një mashkulli, hakmarrje nga të afërmit e Rozana Radit?Instagram/ Dasara Karaiskaj Publikimi i fotove të Jozit krah një mashkulli, hakmarrje nga të afërmit e Rozana Radit?Instagram/ Dasara Karaiskaj

Pas publikimit të këtyre informacioneve, familjarët e Jozit reaguan në llogarinë e tij në Instagram, duke mbrojtur atë dhe duke dënuar përhapjen e informacioneve personale pa pëlqimin e tij. Ata theksuan se jeta private e Jozit duhet respektuar dhe se çdo spekulim i mëtejshëm është i papranueshëm. (Lexo këtu)

Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullojnë aludime se publikimi i këtyre fotove mund të jetë një hakmarrje nga të afërmit e Rozana Radit, pas kritikave që Jozi i ka drejtuar asaj ditë më parë.

Vetë Dasara ka lënë të kuptohet se pas ofendimeve të Jozit ndaj Rozanës, ajo ka marrë mesazhe dhe foto që sugjeronin orientimin e tij seksual.

Ndërkohë, pritet të shihet se si do të ndikojnë këto ngjarje në ecurinë e Jozit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
lexo artikullin