Protesta: Zjarr opozitar pa e djegur dot Ramën
/* */
Opozita, ajo rreth Berishës, organizoi një protestë antiqeveritare teksa Rama takohej me Erdoganin në Ankara.
Duke shfrytëzuar 20 shkurtin si përvjetor i rënies së bustit të Envër Hoxhës, Rithemelimi doli në rrugë me kredon “O sot o kurrë”, me Berishën që për herë të parë nuk qe aty fizikisht, prej arrestit të shtëpisë, por u shfaq virtualisht. Ai e shpalli Ramën diktator kur tha se “sot në sheshin Skënderbej ne nuk kemi shtatoren e bronzit të diktatorit stalinist, por para nesh qëndron shtatorja e gjallë e diktatorit Edi Rama”.
Protesta pasi si epilog hedhjen e flakadanëve para kryeministrisë, rrëzimin e një gardhi hekuri, si dhe shembjen e vazove të mëdha, pra gjithsesi pa shkuar më tej në cenim të trupave policore.
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip