logo
Protesta në Kuvend, Paloka: Po nuk reaguam, Rama nesër na heq dhe fjalën

Protesta në Kuvend, Paloka: Po nuk reaguam, Rama nesër na heq dhe fjalën

5 Mars, 2024
3:08

Kreu i Kuvendit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka u shpreh se opozita është në protestë në Kuvend, sepse u janë hequr të drejta elementare të deputetëve.

Në një intervistë me Ora News, ai shtoi se sot, opozitës praktikisht i janë hequr të drejtat për komisionet parlamentare.

“Jemi në protestë në Kuvend sepse na janë hequr të drejta elementare të deputetëve. Nuk janë shkelur të drejtat, por sot praktikisht i janë hequr të drejtat për komisionet parlamentare. Jemi në një situatë ose duhet të reagojmë ose nuk do të reagojmë. Nuk mundtë vazhdojmë normalisht sepse nuk kemi më të drejta. Reagimi mund të arrijë ose mos e arrijë qëllimin, por mosreagimi nuk arrin asnjë qëllim. Nëse ulim kokën dhe nuk reagojmë, dihet se cili është rezultati. E kemi diskutuar në grup; nëse nesër me të njëjtën logjikë dhe arrogancë Rama thotë që opozita nuk ka të drejtë të flasë në Kuvend dhe urdhëron deputetët e tij. Çfarë do të bëjmë ne? Do të vazhdojmë normalisht? Apo do të reagojmë”, tha ai.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Humbja në derbi, Rashica: Jam i trishtuar, luajtëm ndeshjen më të mirë të sezonit
lexo artikullin