logo
Prokuroria e Tiranës nis procedim penal për zjarrin e 11 shkurtit në Urgjencën e QSUT-së!

Prokuroria e Tiranës nis procedim penal për zjarrin e 11 shkurtit në Urgjencën e QSUT-së!

2 Mars, 2024
10:35

Zjarri i tre javëve më parë në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Prokuroria e Tiranës regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Në njoftimin zyrtar theksohet edhe se “ky procedim penal është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencës së QSUT-së, në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit.

Po ashtu, mësohet se organi i Akuzës së kryeqytetit ka urdhëruar administrimin e të gjitha provave për të dokumentuar shkakun e po ashtu vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e këtij dëmi. Lidhur me shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare pritet të konkludohet me administrimin e akteve procedurale dhe tyre të ekspertimit.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Zbulohet një specie e re kërmilli deti!
lexo artikullin