Prizreni mposht Sigal Prishtinën
Proton Cable Prizreni ka arritur fitore të madhe në kuadër të xhiros së 22-t të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje të luajtur të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ekipi vendas fitoi me rezultatin e ngushtë 94:91.
Në fakt, Prizreni triumfoi pas vazhdimit prej pesë minutave pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me shifrat 81:81.
Me këtë triumf, Prizreni mbetet i parafundit në tabelë por ka 29 pikë, një më pak se Bashkimi që është në vendin e gjashtë.
Ndërkohë, Prishtina zë vendin e tretë me 36 pikë. Qendra Urim Zenelaj ishte më i merituari për fitoren e Prizrenit. Zenelaj ndeshjen e përfundoi me 23 pikë e 9 kërcime, ndërsa atij në ndihmë i dolën edhe Isiah Kelly e Ivan Koleviq, që shënuan nga 18 pikë secili.
Te Prishtina, Shaheed Davis me 22 pikë e Malcolm Armstead me 20 sosh ishin më të dalluarit por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen nga Prizreni.
Burimi: teve1.info
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip