logo
Prishtina mbetet një muaj pa Sinanin

Prishtina mbetet një muaj pa Sinanin

26 Shkurt, 2024
17:20

Mbrojtësi Egzon Sinani do t’i mungoj skuadrës së Prishtinës për një periudhë të caktuar.

Ekipi nga kryeqyteti ka njoftuar të hënën se Sinani do të qëndroj jashtë fushe për një muaj për shkak se do t’i nënshtrohet operimit.

29-vjeçari do të operoj meniksun pas lëndimit të pësuar javë më parë. Shkaku këtij lëndimi, Sinani nuk është aktivizuar në tri ndeshjet e fundit te Prishtina.

Ai te Prishtina u transferua para fillimit të këtij edicioni dhe në 22 paraqitje në të gjitha garat, Sinani ka kontribuar edhe me dy gola. Para se t’i bashkohej Prishtinës, Sinani ka luajtur edhe për Gjilanin, Ballkanin e Llapin.

Aktualisht, Prishtina zë vendin e pestë në Superligën e Kosovës në futboll, ku pas 22 xhirove të luajtura ka tubuar 31 pikë.

Burimi: teve1.info

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Navalny do të këmbehej më një vrasës rus, Putin ndryshoi mendje momentin e fundit
lexo artikullin